Pasi publikoi pamje duke bërë homazhe te kompleksi memorial në Prekaz, politikani serb, Nikolla Sanduloviq, u rrah në Serbi.
Sanduloviq fillimisht është arrestuar dhe pastaj është rrahur brutalisht nga BIA serbe.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns, duke thënë se është e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e politikanit serb.
Ajo përmend parregullsitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.
“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe. Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, ka shkruar Kearns.
Gravely concerned for safety & health of @Sandulovic_N after reports he was brutalised by Serbian Intelligence.
The many irregularities observed in the Serbian election resulted in only the mildest expressions of passing concern from UK, US & EU.
Appeasement has consequences.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 4, 2024
Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe në godinën e BIA-s.
Në mesin e personave të maskuar që e kanë rrahur, Sandulovic ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.
Në pamjet që ka siguruar Ekonomia Online shihet politikani opozitar serb në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa kthehet në shtëpi pasi ishte shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit.