Zjarrfikësit i zë viti 2024 pa sigurim shëndetësor

Viti 2024 i ka zënë zjarrfikësit me kërkesa të njëjta, siç është sigurimi shëndetësor, paga më të larta si dhe investim në pajisje

Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të përballen me shumë sfida si shkak i profesionit të tyre, më të vështirë e bën fakti se ata punojnë me kushte të vështira dhe të papërshtatshme për punë.

Ata po avokojnë për kushte më të mira për të kryer në mënyrë efektive rolet e tyre. Kjo përfshin pajisje më të reja, përmirësim të infrastrukturës, paga më të larta, sigurim shëndetësor e kështu me radhë.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar, vitin që lamë pas organizoi edhe protesta në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka, për Portalin Dukagjini ka thënë se në vitin 2024 shpeson që të përmirësohen kushtet e punës dhe të plotësohen kërkesat e tyre, në mënyrë që të mos detyrohen të dalin përsëri në rrugë.

“Shpresoj që mos të ketë nevojë të protestohet për të drejtat tona legjitime, të drejtat tona do t’i kerkojmë ashtu siç parashihet me ligj. Tash ligji i pagave e rregullon çështjen e ndërrimeve të natës, festave dhe orëve jashtë orarit. Mbetet të rrgullohet edhe statusi i zjarrfikësve, sipas ligjit për zjarrfikje dhe shpëtim, që do të definohen edhe kompetencat menaxhuese në mes të MPB/AME dhe Komuna, do të jem këmbëngulës në të drejtat tona, shpresoj që viti 2024, mos të vazhdojë me gjendjen e viteve të kaluara, por të jetë vit i zgjidhjes së gjendjes, problemeve në shërbimin e zjarrfikësve”, tha ai.

Beka ka theksuar se në vitin 2023 zjarrfikësit janë përballur me shumë sfida, derisa punën e tyre, sipas tij, e ka vështirësuar edhe mungesa e investimeve në pajisje dhe infrastrukturë. Megjithatë, ai i ka përmendur edhe disa hapa pozitivë në përmirësimin e kushteve të tyre.

Muharrem Beka, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës,

“Sfidat e vitit 2023 ishin mjaft të theksuara, intervenimet e shumta, vërshimet në disa komuna, mungesa e buxhetit, mungesa e investimeve në këtë shërbim, mungesa e automjeteve, mund të themi se ka pasë një lëvizje para, eshte rregulluar struktura organizative e njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit (NJPZSH) dhe ngritja e pagës bazë, gjithashtu, pozitive është edhe fillimi i pagesave për ndërrime të natës, festave shtetërore dhe orët jashtë orarit, (në përjashtim të disa komunave të cilat nuk i kanë kompensuar) ngecje mund të themi se ka pasë në plotësimin e vendeve të lira të zjarrfikësve, pasi nuk janë plotësu me zjarrfikës të rinj, me ata të cilët kanë ndërru vendin e punës, janë penzionu ose per shkaqe edhe tjera, shkuarja në perëndim”, tha ai.

Sfidë tjetër, sipas tij, është edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe mungesa e kontrolleve sistematike e zjarrfikësve.

Tutje, ai theksoi se zjarrfikësit nuk janë të kënaqur me paga, për shkak se, sipas tij, koeficienti i zjarrfikësve është me i ulëti në raport me shërbimet e tjera emergjente, si policia, gardianët, korrektuesit dhe doganierët.

Numër i pamjaftueshëm i zjarrfikësve – mosha e shtyrë

Një nga problemet e tjera me të cilat përballen zjarrfikësit, është edhe numri jo i mjaftueshëm i tyre si dhe mosha mesatare, e cila është rreth 50 vjeç.

“Numri i zjarrfikësve është jashtë kriterit sipas ligjit, ku parashihet që në 1500 banorë të mbulohet me një zjarrfikës, tash janë përafërsisht 800 zjarrfikës e duhet te edhe 500, mandej kur kemi parasysh moshën mesatare të zjarrfikësve në prag të viteve 50-të, është mjaft vështirë që të ketë efikasitet dhe reagim të kënaqshëm sipas kërkesave dhe  nevojave të qytetarëve në situata emergjente”, tha kryetari i sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Po ashtu, edhe Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve, thotë se “numri i personelit është i vogël në krahasim me numrin e intervenimeve dhe plotësimin e standardeve”.

“Duke u ditur se puna e zjarrfikësit është punë që duhet të jemi të përgatitur psiqikisht dhe fizikisht, punë që duhet të kemi aftësi operative dhe energji, është normale që mosha ndikon shumë në kryerjen e detyrave”, u shpreh ai.

Gashi theksoi edhe vjetërsinë e mjeteve intervenuese, që, sipas tij, shfaqen defekte për shkak të kësaj arsyeje.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi

Ai theksoi se një nga kërkesat që zjarrfikësit presin t’u plotësohet është edhe sigurimi shëndetësor. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, ata edhe shpeshherë marrin lëndime të ndryshme, për trajtimin e së cilave paguajnë nga xhepi i tyre.

Ndërkaq, shefi i zjarrfikësve në qytetin e Drenasit, Afrim Gjeli, tha se sfidat e vitit 2023 kanë qenë të shumta. Edhe ai theksoi se ka defekte të pjaisjeve të tyre.

“Sfidat kryesore për zjarrfikësit mund të përfshijnë përditësimi i shkathtësive në menaxhimin e emergjencave, ruajtjen e sigurisë së zjarrfikësve gjatë operacioneve, koordinimin efektiv me shërbimet e tjera emergjente dhe përgjigjen ndaj situatave të reja apo të paparashikuara. Gjithashtu, sfidë tjetër janë pajisjet e punës që mund të paraqiten edhe defekte gjatë operacioneve”, tha ai.

Ai bëri të ditur se në vitin 2023 kanë intervenuar në 500 raste të ndryshme.

“Deri më tani kemi pasur mbi 500 intervenime të ndryshme, si: intervenime në shuarje të zjarreve, intervenime në aksidente komunikacioni, intervenime teknike, intervenime në vërshime, shërbime teknike”, tha ai.

Në Kosovë janë rreth 800 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Zjarrfikësit nuk kanë sigurime shëndetësore dhe paga e tyre bazë është 520 euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika