Konjufca dënon ashpër dhunën ndaj Sanduloviqit, kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë rrahjen e politikanit serb, Nikola Sanduloviq, dhe të ndërmarrë "veprime frenuese" të brutalitetit të shtetit serb

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk konjufca e ka dënuar ashpër aktin e rrahjes së politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Konjufca tha se aludimet se krimineli Milan Radojçiq ka marrë pjesë në rrahjen e Sanduloviqit, janë shqetësuese.

“Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se përpjekja për të trembur dhe zmbrapsur politikanë si Sanduloviq, vjen si sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndaj kulturës politike evropiane në Serbi.

“Duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë z. Sanduloviq, e duke uruar që ai të dalë edhe më i vendosur nga ky sulm i rëndë, i bëj thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona”, ka shkruar kryeparlamentari.

Sipas tij, demokracia matet me elementet brendashtetërore, por edhe me krahasimet me vendet ku ajo tashmë është etabluar rrënjësisht.

“E në këtë kuptim, reagimi i vendeve demokratike kundrejt këtij akti të rëndë është tepër përcaktues”, është shprehur ai.

Kujtojmë që dje politikani serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht nga BIA serbe.

Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se jeta e politikanit serb është në rrezik dhe ka bërë të ditur se ai është duke u dërguar në burgun qendror në Beograd, nga emergjenca ku po merrte trajtim si pasojë e rrahjeve nga shërbimi sekret serb.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika