Abazi: Serbia pranoi targat RKS për të përfituar financiarisht nga qytetarët pas liberalizimit të vizave

Lidhur me pranimin e targave RKS nga Serbia, deputeti Haki Abazi ka thënë se shteti serb e ka bërë këtë, për të përfiuar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve pas liberalizimit të vizave

Haki Abazi

Deputeti i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Serbia ka pranuar targat RKS, për të përfiuar financiarisht nga lëvizja e qytetarëve të Kosovës pas liberalizimit të vizave.

“Këtë vendim e ka bërë vetëm disa ditë para përfundimit të vitit. Pritjet e gjata disa orëshe në kufinjët me Serbinë janë kolonat e makinave që paguajnë taksë rrugore, furnizohen me derivate, blejnë nëpër markete, paguajnë haraç, dhe kërkojnë e paguajnë për shërbimet tjera derisa kalojnë nëpër Serbi. Përfituesi nga lëvizja me makina dhe autobus drejt shteteve evropiane nga liberalizimi i vizave është Serbia”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Serbia në çdo vendim ka kalkulimin e përfitimit financiar dhe të përfitimit nga xhepi i qytetarëve të Kosovës.

“Kjo mendësi e publicitetit të konfliktit dhe luftës në njerën anë e konfliktit të vazhdueshëm me njësitet elitë të policisë, është mendësi qeverisëse e friksimit të qytetarëve me qëllim të qeverisjes me manipulim dhe për defokusim nga problemet reale të qytetarëve!”, ka thënë ai.

Ndërsa, për deklaratën që Serbia e ka bërë pranimin e tabelave për të mos zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin, deputeti ka theksuar se është “manipulim i kryeministrit”.

“Vuçiq ka arritur ta mbajë Kosovës në kurth dhe njësoj por edhe me sanksione ndaj Kosovës ka arritur që t’ja vendos lakun në fyt me mbishkrimin e zajdnicës dhe tani po i mbledhë paratë e Kosovarëve në ikje për Perendim! Serbia po realizon procese të kalkuluara historike duke arritur zbrazjen e Luginës dhe vështërsimin e funksionalitetit të Kosovës, ndërsa ne merremi me deklarata kozmetike e postime për trimërinë e Sveçles!”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika