Deputeti Basha kërkon sqarime nga Kryeprokurori Isufaj, për heqjen e urdhërarrestit të Radojçiqit

Dimal Basha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar sqarime nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, në lidhje me vendimin për të hequr urdhërarrestin ndaj Radojçiqit

Deputeti i VV-së, Dimal Basha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar sqarim nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajt, për dhënien e pëlqimit për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pret që të marrë një përgjigje nga ana e kryeprokurorit të Speciales për sekretin që e ka lejuar Radojçiqin të lirë.

“Prokuroria në Serbi e lë Radojçiqin të qarkullojë lirshëm! Edhe në Kosovë njëjtë, Prokuroria jonë ia pati tërhequr fletarrestin derisa ai kontrollonte krimin në veri!”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se “nuk pres me na tregu kryeprokurori në Beograd pse e kanë liruar një terrorist, por pres që kryeprokurori Prokurorisë Speciale në Kosovë, përkatësisht Blerim Isufaj, me na tregu cili ishte sekreti me leju Radojçiçin të lirë?!“

“Kryeprokuror, çkado që na tregon nuk është më sekrete, përndryshe më shqetëson fakti që Prokuroria jonë dhe ajo në Beograd ka trajtim të njëjtë ndaj një krimineli si Radojçiç!”, ka përfunduar Basha.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika