“DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti”, kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Më tej, ai ka thënë se po vazhdon të jep lajme të mira për qytetarët dhe shtetin.
“Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka përfunduar duke thënë e këto lajme të mira ndikojnë pozitivisht për qytetarët e Kosovës.