Maqedonci: Serbia po tenton të fshehë moralin dhe motivin e ulët të ushtarakëve serbë për t’i shërbyer regjimit aktual

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur shqetësimet mbi politikat e Serbisë, duke theksuar se ky shtet ka rritur shpërfaqjen e ideve të vjetra bazuar në hegjemoni dhe mosdurim etnik. Maqedonci ka vënë në dukje veçanërisht rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak në Serbi, i cili, sipas tij, synon të fusë rajonin e Ballkanit në një garë të kapaciteteve ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bëtë të ditur se institucionet shtetërore në Serbi ditëvë të fundit kanë rritur nivelin e shpërfaqjes së ideve të vjetra që bazament kanë hegjemoninë dhe mosdurimin etnik, politik, kulturor e religjioz.

Maqedonci në lidhje me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, vuri në pah se institucionet në Serbi po synojnë që regjionin e Ballkanit ta fusin në garë të kapaciteteve ushtarake.

“Përveç vazhdimit të mbështetjes së grupeve paramilitare dhe terroriste, furnizimit me sisteme armatimi nga Rusia dhe Kina, veprimi i fundit e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë për rikthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak dhe deklarimet cinike të Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë rreth liberalizimit të vizave dhe ndërlidhja me “parashikimin” e tij për largimin e 500 mijë shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Bashkimin Evropian, shpërfaqë vazhdimësinë dhe prezencën e ideve kolonialiste dhe hegjemoniste te lidershipi politik në Serbi”, ka shkruar Maqedonci.

Tutje ai ka thënë se regjimi i Vuçeviq duhet të merret më shumë me represaljet që po ushtron ndaj qytetarëve të vet, duke përmendur dhunën ndaj opozitarëve dhe shtypjen e lirive themelore.

“Para se Vuçeviq të “ëndërrojë” kolonat e kosovarëve duke lënë Kosovën duhet të shqetësohet për nivelin e represaljeve që regjimi të cilit ai i takon është duke ushtruar kundër qytetarëve të tij. Regjimi aktual i Beogradit si vazhdimësi e regjimeve të kaluara të Serbisë me përpikëri po ndjek hapat e “playbook-ut” të diktatorëve duke shtypur edhe liritë më elementare në Serbi. Dhuna dhe veprimet ndaj opozitarit Nikola Sanduloviq dhe ndaj çdo zëri tjeter demokratik janë tashmë të njohura nga shembujt e ngjajshëm që i shohim e dëgjojmë pothuajse çdo ditë në Federatën Ruse, Korenë e Veriut dhe Iran”.

Ndër të tjera ministri i Mbrojtjes ka trajtuar edhe çështjen e militarizimit të Serbisë, duke thënë se synon jo vetëm kërcënimin e fqinjëve por edhe frikësimin dhe kontrollin e qytetarëve serb.

“Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak militarizimi i Serbisë përveç qëllimit për kërcënimin e fqinjëve, ka synim edhe frikësimin dhe mbajten nën kontroll të vet qytetarëve serb. Për më tepër përmes shërbimit të detyrueshëm, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tenton të fshehë moralin dhe motivin e ulët të ushtarakëve serb për t’i shërbyer regjimit aktual. Kjo është edhe një ndër arsyet pse lidershipi aktual në Serbi e ka të domosdoshme shfrytëzimin e kriminelëve dhe grupeve jo-formale për të shtyer para interesat e tij”.

Serbia, sipas tij po përpiqet të fusë rajonin e Ballkanit në një garë ushtarake, me qëllim të destabilizimit dhe pengimit të integrimit euro-atlantik.

“Në fund përmes shërbimit të detyrueshëm, institucionet në Serbi, synojnë që regjionin e Ballkanit ta fusim në garë të kapaciteteve ushtarake, me qëllim destabilizimin, pengimin e integrimit euro-atlantik të rajonit, dobësimin ekonomik të fqinjëve dhe krijimit të ndjesisë së luftës në prag”, vijon ai.

Në anën tjetër, Republika e Kosovës shfaqet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke mbështetur zhvillimin e ushtrisë së saj në përputhje me standardet e NATO-s.

“Pavarësisht kësaj shpërfaqje agresive të fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës mbetet tërësisht e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë zhvillimin e ushtrisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s si një forcë profesionale, të mirë-trajnuar, të mirë-pajisur dhe të gatshme për të mbrojtur tërësinë territoriale, rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë, pa dallim etnik, racor, politik e religjioz. Ministria e Mbrojtjes zhvillon koncepte si dhe është duke zhvilluar aktivitete bashkëpunimi me institucionet qendrore, nivelin komunale dhe komunitetin për vetëdijësimin e qytetarëve për rolin e secilit qytetar në mbrojtje, siguri dhe mbështetje të autoriteteve civile”, ka përfunduar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika