Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar se një person në Shkabaj të Prishtinës, nën dyshimet se ka kanosur një person tjetër në vendin e punës.
Siç njofton Polica i dyshuar duke e kërcënuar e ka detyruar viktimën t’i jap para nga pazari.
“Shkabaj, Prishtinë 05-06.01.2024-14:23-15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 05.01.2024 deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari mashkull kosovar duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari. Gjithashtu edhe sot më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.