Sanduloviqit i caktohet masa e paraburgimit, avokati i tij kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Politikanit serb i cili u arrestua e torturua nga shërbimi sekret serb i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Nikola Sanduloviq

30 ditë paraburgim i është caktuar politikanit serb, Nikola Sanduloviq, nga Gjykata e Serbisë.

Këtë e bëri të ditur për Radio Dukagjinin, avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, i cili theksoi se arsyeja kryesore për këtë vendim ka qenë se klienti i tij ka vendosur e lule te varri i Blerina Jasharit, e cila ishte vrarë nga forcat serbe në Prekaz.

“Z.Sandulloviqit i është caktuar paraburgimi fillestar prej 30 ditësh, që i llogaritet nga dje. Pra me propozim të prokurorit, Gjykata o ka caktuar atij paraburgim sepse ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, vogëlushes së vrarë në vitin 1998”, tha ai për Radio Dukagjinin.

Stojkoviq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë në rastin e Sanduloviqit.

Sipas tij, ata janë të vetmit që mund të ndihmojnë.

“Vetëm faktori ndërkombëtar mund të ndihmojë në këtë rast, andaj reagimi i shpejtë është jashtëzakonisht i nevojshëm, meqë në rast se faktori perëndimor mbetet i heshtur për faktin se njeriu është në burg vetëm se ka vendosur lule në varrin e vogëlushes, atëherë kam frikë se partnerët ndërkombëtarë do të kishin një krizë identiteti dhe të vlerave, që assesi nuk do të guxonin ta kenë. Andaj, unë pres një ndihmë dhe koordinim të tillë”, tha ai.

Tutje, ai tha se procesi ndaj Sanduloviqit që nga fillimi ka qenë politik dhe se për të kërkohet zgjidhje politike, derisa shtoi se pret që ai të lirohet për shkak se vendosja e luleve të varri i Blerina Jasharit nuk mund të jetë vepër penale.

Sipas tij, procesi ndaj politikanit serb është në kundërshtim me ligjet e shtetit të Serbisë.

“Në këtë proces pres zgjidhje politike të rastit. Ky proces nuk është juridik, nuk është ligjor, është politik. Procesi zhvillohet në kundërshtim me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut, duke e shkelur atë. Ai shkel edhe Ligjin Penal, Ligjin për procedurë penale dhe Kushtetutën e Serbisë.

Sanduloviq

E tëra që është bërë në rastin e Sandulloviqit është drejt për së drejti në kundërshtim me Ligjet e Serbisë. Andaj, ne jemi të vetëdijshëm se ky është proces politik dhe presim zgjidhje politike. Rasti në fund do të duhet të zgjidhet në mënyrë krejt të thjeshtë. Në fund, ai do të lirohet nga të gjitha akuzat, meqë vendosja e luleve pranë varrit të vogëlushes nuk mund të jetë vepër penale, por që të ketë vendim të tillë gjyqësor, do të duhej të kalonin disa vjet. Deri atëherë, atij i është caktuar ky paraburgim fillestar prej 30 ditësh dhe lirimi i tij do të jetë vendim politik, njëjtë çfarë ishte ku ai u burgos”, tha ai.

Gjendja e Sanduloviqit, sipas avokatit të tij, për momentin nuk dihet për shkak se ai që tri ditë nuk është parë nga familja e as nga avokatët. Por, ai bëri të ditur se mjekët e kanë njoftuar prokurorin se ai nuk mund të shkojë për t’u marrë në pyetje për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Çedomir Stojkoviq, avokat

“Gjendja e tij shëndetësore në këto moment është e panjohur, për afktin që ta she tri ditë nuk e kanë parë as familja e as avokatët. Informata e fundit që e kemi për gjendjen e tij shëndetësore është se mjekët nga Burgu qendror në Beograd e kanë njoftuar prokurorin se Sandulloviq nuk mund të vije për t’u marrë në pyetje, meqë gjendja e tij shëndetësore nuk lejon transportin deri në Prokurori. Kjo, në përkthim, do të thotë se gjendje e tij shëndetësore është jashtëzakonisht e rëndë”, tha ai.

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht ditë më parë në Serbi.

E gjithë kjo ndodhi një ditë pasi Sanduloviq publikoi video duke bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku edhe kërkoi falje për krimet që ka kryer Serbia.

Po ashtu ka pasur zëra se në torturimin e tij ka marrë pjesë edhe krimineli serb, Milan Radojçiq.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika