Në janar të 99-s një kamion me ushtarë serbë ishte vet-aksidentuar në kodrat e Stantergut afër Trepçës.
Më 8 janar tw po kwtij viti, në orët e mëngjesit tetë ushtarë serbë ishin porositur nga komanda që të hetojnë aksidentin ku vdiqën kolegët e tyre.
Në vend se të kthehen në të djathtën e kësaj rruge, ata vazhduan rrugëtimin.
Vëzhguesit me uniformën e UÇK-së e kishin nën kontrollë zonën por i lejuan të futen më thellë në territorin e tyre. Ata qëndronin në shkëmbinjtë në kodën përballë.
Kthesa e fundit që ushtarët serbë e bënë është kjo në fshatin Bare.
Në udhëkryq ranë në pritën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dy ushtarë të uniformuar i çarmastosën dhe i futën në këtë ish-fabrikë që është kthyer në gërmadhë.
Në vend ngjarje, për pak minuta kishte mbërritur vet i pesti edhe komandati i Bataljonit të Parë në Brigadën 143.
Ushtarët serbë mendonin se ky ështëu fundi i jetës së tyre, por nuk e dinin se në duart e UÇK-së nuk zbatoheshin torturat dhe krimet që kryente ushtria e Serbisë.
Hajzer Istrefi, Ish-komandant i UÇK-së, ka thënë se “Më tha unë e di që ju po na dërgoni me na pushkatu por unë e kam një kërkesë të fundit, thash kush po ju thotë, më tha po e di. Më tha këtu e kam dokumentacionin në gjep më tha ju lutem e nxjerrni e shihni kush jam i kahit jam i kam prindërit krejt ato edhe i lajmëroni te kenë me dije se ku kam mbetur unë. Unë i jam drejtuar. Ne nuk ju qojmë me ju pushkatu as me ju malltretuar.”
Për pak kohë ushtarët u mbantën në shkollën e Bajgorës, e më pas në këtë shtëpi të shkatërruar nga ushtria e Serbisë në ofenzivat e mëvonshme.
Pamjet e Associated Press tregojnë gjendjen e ushtarëve, asnjë shenjë që tregon për dhunë fizike e ndoshta edhe psikike ndaj tyre. Edhe vet ky ushtar tregon se po trajtohen mirë, madje Hajzeri tregon se për çdo ditë përmes telefoni serbët kanë komunikuar me familjarët e tyre.
Hajzer Istrefi, Ish-komandant i UÇK-së ka theksuar se “Sikur ushtarët tonë sikur ata njëjtë, këtu kanë fjetur ushtarët tonë këtu kanë fjetur edhe këta (ushtarët serbë), janë ushqyer ashtu si jemi ushqyer ne, as nuk i ka malltretuar dikush as asgjë.”
Serbia dhe regjimi i Millosheviqit ishin tërbuar nga ky lajm, as kërncënimet që të lirohen deri në orën 15 ose do të digjet Bajgora nuk e frikësuar UÇK-në.
Plani ishte që 8 ushtarët serbë të mbaheshin deri në lirimin 9 ushtarët e UÇK-së të zënë në ish-kufirin me Shqipërinë, në priten kur kishte rënë edhe Mujë Krasniqi me 40 ushtarë të UÇK-së.
Dhe ashtu ndodhi, marrëveshja u arrit.
Pas negociatave për t’i shkëmbyer me ushtarët e UÇK-së, ushtarët serbë u përcollën me një porosi nga komandanti i Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama.
Hajzer Istrefi, Ish-komandant i UÇK-së ka thënë se “Gjeneral Rama e ka kërku një fjalë prej tyre. Ju ka thanë, ju sot po liroheni shkoni shëndosh e mirë në shtëpijat tuaja tek familjet e juaja dhe na vjen mirë që u arritë kjo marrëëveshje që me u liru e me shku. Një kërkesë e imja prë juve është është që ju ta folni vetëm të vërtetën, se si jeni trajtuar në dorën tonë këtu. Edhe ata janë betuar se ne do ta flasim të vërtetën edhe aq sa kemi dëgjuar pas deklaratat e tyre përmes shtypi e të tjera, ata e kanë folur të vërtetën.”
Ndërmjetësues për shkëmbimin e robërve ushtar, ishte ministri i jashtëm i Norvegjsie Knut Volebek, Ëillijam Vokeri nga OSBE dhe ambasadori amerikan Christofer Hill. Një javë pas marrëveshjes ushtarët e UÇK-së u liruan, ndërsa kjo ngjarje mbeti në historinë e luftës si dëshmi për luftën e pastër dhe trajtimin njerëzor ndaj ushtarëve serbë, përkundër që Serbia po masakronte civilë anë e mbanë Kosovës.