Komuna e Prishtinës synon realizimin e disa projekteve, opozita skeptike

Nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani”, në afërsi të Kuvendit po konsiderohet si njëri nga projektet më të mëdha infrastrukturore në komunën e Prishtinës për vitin 2024, sipas drejtorit të Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi

Nënkalimin, që lidh rrugën “Agim Ramadani” me lagjen e vjetër të qytetit, Komuna e Prishtinës synon ta realizojë sivjet. Projektet e tjera që komuna i konsideron të mëdha që do të financohen këtë vit, kapin shumën 20 milionë euro. Por, opozita është skeptike sa u përket projekteve  komunale.

Nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani” në afërsi të Kuvendit po konsiderohet si njëri nga projektet më të mëdha infrastrukturore në komunën e Prishtinës për vitin 2024, sipas drejtorit të Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi.

“Jemi në pjesën e nënkalimit në rrugën ‘Agim Ramadani’, projekti më i madh infrastrukturor të cilin e kemi në vitin 2024 është nënkalimi nga teatri në drejtim të komunës dhe në drejtim të Gjimnazit ‘Sami Frashëri’, komunikacioni do të zhvendoset në pjesën e poshtme i papenguar prej këmbësorëve”, tha Xhaferi.

Xhaferi foli edhe për vazhdimin e rrugës “A” dhe për projekte të tjera.

“Projekti tjetër i rëndësishëm vazhdimi i rrugës ‘A’ nga Kalabria në drejtim të Veternikut këtë segment do ta tenderojmë sivjet, ndërsa kontrata të cilën do ta kemi aktive është rruga ‘A’ do të përmbyllet 1.2 kilometra nga Veterniku në drejtim të rrugës ‘B’, segmenti i rrugës ‘A’ do të ketë diku 2.5 kilometra realizim gjatë vitit 2024. Do të vazhdojmë më platformën ndërlidhëse, nga pallati i rinisë në drejtim të lagjes ‘Arbëria’ dhe pallati i rinisë në drejtim të Grandit”, theksoi ai.

Opozitarët e kësaj komune, pritjet se sivjet do të realizohet ndonjë projekt i madh, i kanë minimale.

“Pritjet janë minimale, sepse vitin e kaluar kemi parë investime të pakta, kurse Prishtina ka nevojë për shumë invesim”, tha Besart Krasniqi, asamblist i LVV-së në Prishtinë.

Edhe shefi i asamblistëve të AAK-së në Prishtinë, Bahri Gashi ka shprehur mosbesim ndaj qeverisjes komunale.

“Ka ngecje në këtë drejtim, sidomos në investimet kapitale ku prekën ma së shumti qytetari në aktivitetet ditore, i shohim rrugët që nuk janë nivel qysh duhet, ka do rrugë të reja, po ato janë shumë pak, zgjasin shumë projektet arsyet e ndryshme” , tha ai.

Projektet që i ka planifikuar komuna për sivjet kapin shifrën rreth 20 milionë euro./RTK

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika