Këtë të martë, në orët e mëngjesit, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nuk ka pritje të gjatë në shumicën e pikave kufitare në dalje të Kosovës, me përjashtim të pikës së Merdarit, ku pritjet mund të arrijnë deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera, pritjet në hyrje dhe dalje janë reduktuar në kohën e shkurtër, në nivele nga 3-5 minuta.
Vetëm para disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të pritjeve në pikat kufitare, duke përfshirë raste në Merdar, ku pritjet kanë shkuar deri në 8 orë.
Në këtë kontekst, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare dhe të mos përqendrohen vetëm në Merdar.
Këtë thirrje e bën pasi pritjet në këtë pikë janë shfaqur të jenë jashtëzakonisht të gjata dhe mund të krijojnë kolona të gjata.
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen.
Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.