Një mosmarrëveshje mes pesë personave ka përfunduar me një tentim vrasje në Prizren, mbrëmjen e së hënës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktima është një mashkull kosovar, i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.
Pas incidentit, katër të dyshuar janë intervistuar nga autoritetet lokale.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Prizren 08.01.2024 – 17:00. Pas një mosmarrëveshjeje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar, i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë dhe rasti mbetet nën hetim.