Arabia Saudite heq vizat për kosovarët që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit sit nga zëvendësministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, Waleed Abdulkarim El Khereiji. Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për lirim nga vizat për pasaportat diplomatike dhe ato zyrtare

Arabia Saudite dhe Kosova e kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare.

Sot në Riad, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit nga zëvendësministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, Waleed Abdulkarim El Khereiji.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe për fusha të tjera me interes për Kosovën.

“Gjatë takimit me zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit”, thuhet në njoftim.

Ahmeti ka kërkuar që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika