Policia sekuestron dy pushkë dhe mbi 200 fishekë në Suharekë, i dyshuari thotë se i ka që nga koha e luftës

"I dyshuari ne deklaratën e tij  ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë. Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës"

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pushkë dhe mbi 200 fishekë në Vraniç të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari në deklaratën e tij ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij, të cilat i kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.

“Disa muaj më herët, Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit.  Pas hetimeve preliminare është  arritur që të  identifikohet i  dyshuari.  Me datë 09.01.2024, në  koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :

-Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike .

-Një pushkë gjysmë automatike me dylbi  dhe

-Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm.

I dyshuari ne deklaratën e tij  ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë. Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës.”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika