Nderoi terroristët, përjashtohet nga policia Sinisha Vasiq

Sinisha Vasiq pjesëtarë i Policisë së Kosovës, është përjashtuar nga ky organ të sigurisë pasi që i njëjti ka marrë pjesë në një ngjarje ku janë nderuar 3 terroristët e vrarë nga Policia në rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Përderisa përgjigja zyrtare e policisë thotë si i njëjti është suspenduar, burime të televizionit Dukagjini bëjnë me dije se Vasiq tashmë është përjashtuar nga policia

Nderimi i terroristëve të Bajnskës në sheshin e Mitrovicës Veriore, i kushtoi shtrenjtë serbit Sinisa Vasiq.

Pjestari serb i Policisë së Kosovës, tre muaj pasi ka ndezur qirinjë për terroristët e Bajsnkës, iu desh ta heq uniformën e Policisë së Kosovës.

Sic duket e papranueshme ka qenë prezenca e tij, në organizimin e datës 26 shtator, vec dy ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, për cka burime te televizionit Dukagjinit, bëjnë me  dije se Vasiq tashmë është përjashtuar nga policia.

Për kwtw rast fillimisht kishte raportuar ekskluzivisht Televizioni Dukagjini, ndwrsa kishte siguruar edhe pamjet  ku Sinisha Vasiq shihej duke ua dhënë lamtumirën e fundit terroristëve.

Dukagjini ka adresuar pyetje edhe tek Policia e Kosovës, por nga ky institucion ka thënë se i njëjti tashmë  është suspenduar.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se zyrtari në fjalë sipas procedurave të parapara të PK-se është suspenduar”, tha Policia e Kosovës.

Pos kësaj Dukagjini ka adersuar edhe pyetje të tejra për këtë rast, por polica nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet rreth shkeljeve disciplinore të këti zyrtari policor, ndërkohë që nuk ka mohuar se largimi i tij ka ardhur pas raportimit për pjesmarrjen e tij në atë organizim.

Bile për ish kryeshefin e IPK-së Valdet Hoxha pa raportimin e mediave, ky akt do mbetej i fshehur, përderisa thotë se pavarsisht gradave të gjithë duhet të përfundojnë njejtë si Sinisa Vasiq, pas veprime të tilla.

Ndërkohë, njohësi i cështjeve të sigurisë Drizan Shala vlerëson se ky pjestar por edhe të tjerë që kanë cënuar në këtë formë shtetine Kosovës duhet të largohen përfundimisht nga Policia.

Ngjarja e 26 shtatorit për të cilën Sinisha Vasqi është përjashtuar nga polica erdhi si pasojë e sulmit terrorist në Basnjksë me 24 shtator, ku të vrarë mbetën 3 pejsëtarë të grupit që e komandonte Milan Radojciqi.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika