Hoxha: Britania e Madhe është më agresive ndaj Serbisë

Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë Serbinë me hapa të shpejtë duke qenë aleat i kontrolluar nga Rusia, thotë analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se Britania e Madhe është më agresive ndaj Serbisë.

Kjo, pas deklarimit të tij në një seancë të Parlamentit britanik, ku Cameron ka sjellë në vëmendje incidentin e fundit në veri të Kosovës, të njohur si sulmi i Banjskës, teksa tha se duhet të tregohet zhgënjim më i madh me Qeverinë e Serbisë.

“Ideja e simbolikës së valimit të flamurit është e bukur të diskutohet, por në këtë rast e humb rëndësinë, sepse kjo vizitë paralajmëron diçka më serioze se ajo pikë e marrëveshjes, është paralajmërim i një marrëdhënie të re të cilën Cameron po e shtyn. Fati jonë është që Britania ka qasje të kristaltë të pasur karshi Rusisë, dhe kjo është reflektuar edhe në Kosovë, sidomos, nëse e kthejmë memorien te Ukraina, e shohim se ka qenë Britani ajo mbrojtësja kryesore e Ukrainës. Paralajmërimin të cilin sot e dëgjojmë nga Cameron është ky, qasja jonë e Perëndimit vazhdon të jetë e njëjtë, përkundër faktit që ka ndodhur sulmi rus në Ukrainës dhe ky konsideron se nuk duhet të jetë e njëjtë. Pse ky mesazh vjen përkundër mesazhit të Stanos… kemi dy lloj dinamikash, e kemi një BE krejtësisht të qulltë dhe një Britani që është tejet agresive ndaj Serbisë”, tha Hoxha në “Debat Plus”.

Sipas Hoxhës, Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë Serbinë me hapa të shpejtë duke qenë aleat i kontrolluar nga Rusia.

“Nuk mund të ketë përshpejtim të integrimit evropian të Serbisë, pa një përshpejtim të derusizimit të Serbisë. Nuk ka mundësi që BE-ja të pranojë Serbinë si anëtare me hapa të shpejtë duke qenë aleat i kontrolluar i Rusisë, duhet të ketë detyra të tjera, dhe këto detyra nëse Serbia do të detyrohet t’i kryejë, atëherë mund të rezultojë në konflikte”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika