Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, në mënyrë që të bëhet më i lehtë identifikimi i tij.
Ai kërkohet për përfshirje në një rast, “Vjedhja e rëndë”, që është raportuar në polici më 4 nëntor 2023.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.