“Vaksinimi, arma më e fortë ndaj virusit”

Sipas kryeministrit Albin Kurti, vaksinimi në shkallë të gjerë ka rezultuar i suksesshëm në Kosovë, pasi nuk ka asnjë rast të shënuar me COVID-19

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast pozitiv dhe asnjë rast i vdekjes në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka reaguar, duke thënë se Kosova është vendi i parë në rajon që ka numrin më të lartë të popullsisë që është vaksinuar, përkundër kësaj edhe numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19.

“Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti në rrjetin e tij social Facebook  ka shkruar, gjithshtu, “Për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate, duhet edhe ne të vazhdojmë të vaksinohemi, edhe me dy dozat e para, edhe me dozën përforcuese tre muaj më vonë. Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika