Blinken thotë se paqja e qëndrueshme kërkon rrugë drejt shtetit palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se paqja e qëndrueshme kërkon rrugë drejt shtetit palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vazhduar edhe sot takimet e tij, derisa gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në takim me të, ai ka diskutuar për tensionet me Libanin.

Blinken i ka thënë kabinetit të luftës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) qëndrojnë me Izraelin për të garantuar sigurinë e kufirit të tij verior dhe se është i përkushtuar të punojë me Izraelin për të gjetur një zgjidhje diplomatike për të garantuar sigurinë në Izrael dhe Liban.

“Paqja e qëndrueshme kërkon një rrugë drejt një shteti palestinez, dhe kjo ka nevojë për një qasje rajonale – këto synime janë të arritshme, por vetëm nëse ndiqen së bashku”, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Blinken ka thënë tutje se Izraeli duhet të jetë partner i udhëheqësve palestinezë, të cilët janë të gatshëm të udhëheqin popullin e tyre për të jetuar krah për krah në paqe me Izraelin si fqinjë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika