Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, është miratuar inicimi i procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme për realizimin e Projektit për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.
Aliu ka thënë se në kompleksin memorial “Masakra e Reçakut” ka gjurmë të kujtesës së luftës, si dhe përbën një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tonë
“Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut”, përfshin varrezat e martirëve, murin përkujtimor, shtatoren e William Walkerit, zyret administrative, dhe në kuadër të zonës së veçantë janë edhe dy shtëpitë ku kanë ndodhur masakrat dhe janë lënë gjurmë të kujtesës së luftës, si një nga ngjarjet më të dhimbshme për popullin tonë”, ka shkruar ministri.
Më tek, Aliu është shprehur se janë të përkushtuar që kompleksi të marrë formën më meritore të konzervimit dhe menaxhimit, duke garantuar mbrojtjen e plotë dhe të mirëfilltë të kompleksit dhe shtëpive.