Gjatë ditës së sotme, një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e Istogut në fshatin Studenicë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se nuk dihet akoma nëse personi është gjallë sepse nuk është nxjerrë ende nga vendi ku ka rënë.
“Rreth orës 12 policia e stacionit në Istog është njoftuar se në Bjeshkët e fshatit Studenicë, një person ka rënë në greminë edhe janë njoftuar policia, zjarrfikësit janë nisë në atë drejtim dhe qytetarët, ta shohim tash në vazhdim për detaje më të reja. Ende nuk dihet nëse personi është gjallë, ka marrë lëndime të rënda apo të lehta, pasi që nuk është nxjerrë ende nga vendi ku ka rënë”, ka thënë Gashi.