Dugolli: Vuçiqi pinjoll i Millosheviqit, vepron me të njëjtën logjikë

"Këta mund të kenë edhe kalkulime të tjera te presionit, mos ata po e pranojnë një avancim dhe po e kursejnë Vuçiq nga ky element. Por, kjo është politike e gabueshme, sepse është një pinjoll i Millosheviqit. Millosheviqi sfidonte faktorin ndërkombëtar në çfarëdo negociata. Dhe premtonte gjëra ndërsa në anën tjetër kryente krime dhe gjenocid e masakra"

Bujar Dugolli

Profesori universitar, Bujar Dugolli, duke komentuar deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kearns, se një vend (anëtar i aleancës “Five Eyes”) i ka hetimet për sulmin terrorist të 24 shtatorit, por se nuk po i publikon, ka thënë se kjo mund të jenë edhe një formë e presionit ndaj Serbisë.

Sipas Dugollit, kjo politikë është e gabueshme, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është pinjoll i Sllobodan Millosheviqit dhe logjika e tyre vetëm kërcënimet dhe gjuhën e forcës njeh.

“Këta mund të kenë edhe kalkulime të tjera te presionit, mos ata po e pranojnë një avancim dhe po e kursejnë Vuçiq nga ky element. Por, kjo është politikë e gabueshme, sepse është një pinjoll i Millosheviqit. Millosheviqi sfidonte faktorin ndërkombëtar në çfarëdo negociata dhe premtonte gjëra, ndërsa në anën tjetër kryente krime dhe gjenocid e masakra.

Kështu është e njëjta logjikë, prandaj kjo logjikë e njeh vetëm kërcënim dhe gjuhën e forcës, nuk e njeh atë karotën. Këta do të mbushen me karota, por do të ofrojnë kurrfarë zgjidhje. Prandaj, në moment kur ka kërcënim serioz, qoftë sanksione, qoftë ushtarake, ata do të pranojnë dhe do të bëhen pjesë e stabiliteti në rajon. Këtë destabilitet që po e shfaqin edhe në Bosnjë dhe në Mal të Zi, u provua edhe në Kosovë. Ndonëse po heshtin, por heshtja e tyre nuk do të thotë që grupet ekstremiste do të heqin dorë kaq lehtë nga kjo çështje. Prandaj, rreziqet janë permanente. Britania e Madhe më së është duke e trajtuar këtë çështje, ai është shtet serioz, i fuqishëm dhe ka shumë informacione”, ka thënë Dugolli në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika