“Qosiqi do të çuditej me Kurtin”, Kastrati: Prej ardhjes në pushtet, po realizohet një skenar ruso-serb

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij se prej ardhjes në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, "po realizohet një skenar ruso-serb" në Kosovë

Ardian Kastrati, deputet i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se prej ardhjes në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, “po realizohet një skenar ruso-serb”.

Duke listuar katër arsyet e tij se pse po “realizohet” ai skenar, Kastrati ka theksuar se edhe akademiku serb, Dobrica Qosiq (i njohur për qëndrimet antishqiptare), do të çuditej me Kurtin se “çfarë poteza po bën”.

“Realiteti në Kosovë është prej që ka ardhur ky në pushtet, pa dashur të përdor fjalë shumë të rënda, por realizohet një skenar ruso-serb, të cilin ne e kemi pasur si objektiv me dekada e dekada, madje shkon deri të Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, po të kishte qenë Qosiqi gjallë, ishte çuditur se çfarë poteza, çfarë loje ka bërë Albin Kurti sot.

Pse është skenar ruso-serb, për katër arsyje shumë të mëdha… e para gjuha mosduruese me SHBA-të që sjell sanksione, kush e ka dashur Rusia dhe Serbia. E dyta, sanksione kush ka dashur Rusia dhe Serbia. E treta, kush ka dashur përçarje në këtë nivel kaq të madh, kurrë s’ka qenë me antagonizuar shoqëria prej që ka ardhur Kurti në pushtet, Serbia dhe Rusia, këta me gjuajt zjarrin si spektatorë, na ndërmjet veti me u rreh. E katërta, kush ka dashur më shumë, më shumë se Serbia dhe Rusia me bë ekonomikisht të pajetueshëm këtë vend, Serbia dhe Rusia…”, ka thënë Kastrati në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika