Halimi e LDK-së: Është absurde që Ministrja Haxhiu të merret me të kaluarën

"Është absurde që Ministrja Haxhiu të merret me të kaluarën e pengesat, ndërkohë që një mandat i tërë qeverisës po shkon drejt fundit, pa realizuar asnjë reformë të vetme"

“Gjykata Kushtetuese po pengon jetësimin e reformave”.

Kësaj deklarate të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, i ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Sipas Halimit, nëse quhet “pengesë” Kushtetuesja mund te ketë tenda për deformim dhe nënshtrim të shoqërisë.

“Është absurde që Ministrja Haxhiu të merret me të kaluarën e pengesat, ndërkohë që një mandat i tërë qeverisës po shkon drejt fundit, pa realizuar asnjë reformë të vetme. Nëse mund ta quajmë ‘pengesë’ Gjykatën Kushtetuese, e cila i ka kthyer mbrapsht ligjet dhe amendamentet e keqformuluara, të cilat ndeshen me konstruksionin juridik ndërkombëtar dhe vendor, atëherë po flasim për një tendencë për deformim dhe nënshtrim të gjithë shoqërisë ndaj diktatit të partisë në pushtet dhe paaftësisë së tyre për të qeverisur”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika