Të dielën, në një festival në natyrë në Oklahoma Lindore një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dy të mitur ishin në mesin e atyre që u qëlluan në ngjarjen e Ditës së Përkujtimit, rreth 10 milje (16 kilometra) në juglindje të Tulsës, kështu kishte deklaruar Byroja Shtetërore e Hetimit në Oklahoma.
Dëshmitarët kanë thënë se pas mesnate, një debat iu kishte paraprirë të shtënave me armë. Ndërsa, ende askush nuk është arrestuar për këtë rast, transmeton Associated Press (AP).
Në këtë festival kishin marrë pjesë rreth 1500 njerëz.
“Anëtarët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Muskogee kishin qenë, gjithashtu, të pranishëm në ngjarje dhe ua kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve ”, ka deklaruar OSBI.
Megjithatë, nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.