Një i dyshuar i mitur raportohet të ketë ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Ky rast raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e 10 janarit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria”.
“Lipjan 10.01.2024 – 12:10. Nga Qendra Korrektues Lipjan raportohet se i dyshuar i mitur mashkull kosovar, ka ikur nga qendra. Ne lidhje me rastin është njoftua prokurori për të mitur”, thuhet në raportin e policisë.