“Unë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”.
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë se ndjehet i lumtur që e ka vizituar Kosovën dhe sipas tij, shteti i më ri në Europë është një vend i bukur.
Më tej ai ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka pasur një takim konstruktiv dhe kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Irlanda është prej vendeve të para që kemi njohur Kosovën dhe jam krenar për kontributin e ushtrisë tonë që jep në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe civilët që shërbejnë në EULEX. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshill të Evropës. Me shumë endje do të përkrah që Kosova të bëhet pjesë e KiE sivjet”, ka thënë Varadkar.
“Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar politikat e sigurisë me ato të BE-së dhe e di që keni pasur presione për ta bërë këtë, dhe kjo do të ndikoj në vlerësimin tonë në të ardhmen. Do të shohim edhe për liritë themelore dhe trajtimin e minoriteteve”, ka shtuar ai.
Ai ka përfunduar duke thënë se Kosova e ka përkrahjen e tij për anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë viti dhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.