Osmani e pret në takim kryeministrin irlandez

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Takimi vetëm se ka filluar mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim.

Ndryshe, kryeministri irlandez në konferencën për media pas takimit me homologun e tij kosovar ka thënë se “Unë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”.

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë se ndjehet i lumtur që e ka vizituar Kosovën dhe sipas tij Kosova është një vend i bukur.

Më tej ai ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka pasur një takim konstruktiv dhe kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Irlanda është prej vendeve të para që kemi njohur Kosovën dhe jam krenar për kontributin e ushtrisë tonë që jep në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe civilët që shërbejnë në EULEX. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshill të Evropës. Me shumë endje do të përkrah që Kosova të bëhet pjesë e KiE sivjet”, ka thënë Varadkar.

“Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar politikat e sigurisë me ato të BE-së dhe e di që keni pasur presione për ta bërë këtë, dhe kjo do të ndikoj në vlerësimin tonë në të ardhmen. Do të shohim edhe për liritë themelore dhe trajtimin e minoriteteve”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se Kosova e ka përkrahjen e tij për anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë viti  dhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që të thellohet miqësia në mes Kosovës dhe Irlandës e të mësohet nga përvoja e këtij shteti dhe sukseset e tij.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij irlandez, Kurti tha se Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin si në Këshillin e Evropës si dhe për anëtarësim në BE.

“Ne presim që të thellojmë miqësinë në mes dy vendeve tona dhe të mësojmë më shumë nga përvoja dhe sukseset e Irlandës. Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona për mundësitë që kemi para vetes, për t’i thelluar ato”, tha Kurti.

Sipas tij, në një kohë kur demokracia kërcënohet kaq fuqishëm, Irlanda është kampione e saj dhe një model e shembull për vendet që synojnë dhe luftojnë për t’i mbrojtur ato ideale.

“Në mes të pasigurive globale, kërcënimeve për kontinentin evropian, Irlanda qëndron si një testament i forcës së unitetit, aleancës dhe angazhimit të qëndrueshëm për përparim. Zhvillimi ekonomik dhe progresi social në dekadat e fundit e ka bërë Irlandën burim të frymëzimit për shumë shtete. Irlanda është frymëzuese për ne sepse kemi ngjashmëri që ne ndajmë. Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tij pavarësisht vështirësive”, shtoi Kurti.

Ai theksoi edhe raportet që të dy vendet i ndajnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me SHBA-të, ndërkohë që të dy vendet tona janë të orientuara dhe fokusuara kah rritja thelbësore dhe progresin social. Irlanda ka dhënë kontribut të hershëm të cilin e vazhdon edhe sot në fushën e mbrojtjes përmes Misionit të KFOR-it në Kosovë. Shteti dhe populli jonë janë gjithnjë falënderues dhe mirënjohës ndaj Irlandës”, tha më tej kreu i ekzekutivit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika