Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe njërit nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ra reaguar pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord që t’i heqin vizat për qytetarët e Kosovës.
Sipas profesorit të diplomacisë kjo është një mundësi e artë për qytetarët dhe për bizneset.
“Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social “X”.
Më tej, Hoxhaj këtë marrëveshje e ka vlerësuar si “lëvizje historike”.
“Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada”, ka përfunduar profesori i diplomacisë.
Exciting news as #Kosovo 🇽🇰 and #UAE 🇦🇪 agree to abolish visa requirements, fostering stronger ties and opening new doors for people and businesses. This historic move reflects the deep-rooted friendship, as UAE is Kosovo’s oldest and closest ally in the Middle East for decades.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 11, 2024