Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin kanë biseduar për procedurën e miratimit të kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”.
Hill ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”.
Hill, ka thënë se Departamenti amerikan i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesës Kongresit Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare.
“Me këtë rast, ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank Javelin . Siç tha ambasadorja Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare”, thuhet në njoftim e presidencës serbe.
Por, për Vuçiqin ky pranim, është një zhgënjim i madh për Serbinë.
“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, ka thënë Vuçiqin.