Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës këtë të premte, ku në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për miratimin e vendimit për ndarjen e mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2024.
Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në orën 13:30.
Përveç kësaj, Këshilli për Operacione Zgjedhore do të shqyrtojë dhe do të miratojë draftin e Planit Final të Prokurimit për vitin 2024, si dhe draftin e Planit të Punës për këtë vit.
Këshilli për Buxhet dhe Financa, gjithashtu, do të përfshihet në mbledhje për shqyrtimin dhe miratimin e draftit të Planit Final të Prokurimit për vitin 2024, duke pasuar objektivat financiare të KQZ-së në vitin e ardhshëm.
Në këtë mbledhje, Këshilli për Marrëdhënie me jashtë do të trajtojë një sërë çështjesh, duke përfshirë shqyrtimin dhe miratimin e ftesave nga organizata ndërkombëtare ODIHR dhe IFES, lidhur me pjesëmarrjen në konferencat dhe takimet e tyre.