Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezentë”, ka shkruar Rohde në X.
Next week, this year’s @wef in Davos will kick off! With all key themes being relevant, “Achieving Security & Cooperation in a Fractured World” particularly resonates for 🇽🇰, the 🇽🇰-🇷🇸 dialogue, & the entire WEB-region. Glad to see both @albinkurti & @avucic will be present. https://t.co/HeMFXOrM1C
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 12, 2024
Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar.