Tahiri kërkon nga qeveria që të marrë vendim pozitiv lidhur me projektin e gazit amerikan

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se kjo marrëveshje është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç “po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike si mbështetja për Ukrainën, agjenda integruese në BE dhe Dialogu Kosovë – Serbi”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të marrë një vendim pozitiv lidhur me projektin e gazit amerikan.

Sipas tij, kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes midis presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Vuçiq, pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë se Serbia do të ketë një çmim të favorshëm për gazin rus.

Ai, po ashtu, ka njoftuar për një marrëveshje që do të nënshkruhet dhe do të jetë trevjeçare, lidhur me furnizimin e kësaj lënde.

“Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendim pozitiv për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të ishte përgjigjja më e fuqishme kundër marrëveshjes Vuçiq-Putin”, ka shkruar në Facebook Tahiri.

Ilustrim

Deputeti i AAK-së, ka theksuar se kjo marrëveshje është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç “po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike si mbështetja për Ukrainën, agjenda integruese në BE dhe Dialogu Kosovë – Serbi”.

“Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje ende po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja”, shtoi ai.

Lidhur me këtë ka reaguar Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, e cila teksa ka përmendur luftën në Ukrainë, ka thënë se kjo tregon qartë se kujt po ia mban anën Serbia

Ajo ka potencuar se me këtë veprim Serbia po ua kthen shpinën politikave evropiane.

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari

“Ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së. Tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, është qartësisht që po anashkalohet”, ka shkruar Kusari në Twitter.

Çmimi i gazit që Serbia do të blejë aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane. Ndërkaq, në dimër ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq ka theksuar se bashkë me Putinin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe ka shtuar se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Kusari për ujdinë e re të Serbisë për gazin rus: Veprim i planifikuar për të përkrahur agresorin

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika