Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se ka siguruar një marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me furnizimin e gazit rus.
Vuçiq, pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë se Serbia do të ketë një çmim të favorshëm për gazin rus. Ai ka njoftuar për një marrëveshje që do të nënshkruhet dhe do të jetë trevjeçare, lidhur me furnizimin e kësaj lënde.
“Ata as nuk duhet të takohen më, marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar Kurti në Twitter, duke shtuar deklaratën e Vuçiqit në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021.
They don’t even have to meet anymore: agreements between Putin and Vucic are now reached through phone conversations. But here’s what Vucic said regarding Kosova after his 19th meeting with Putin in Sochi on 25 November 2021: pic.twitter.com/2STJXPQUBo
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2022
Në deklaratë Vuçiq kishte thënë se me Putinin ka biseduar për veriun e Kosovës dhe se ia ka treguar se ku ndodhet në hartë.
“Unë fola për standarde të dyfishta dhe shpesh hipokrizi në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin e kuptoi dhe e kupton mirë se për çfarë po flas, por ai më kërkoi shpjegime shtesë, kështu që folëm për veriun e Kosovës dhe ia treguam në hartë”, kishte thënë ai.
Lidhur me këtë ujdi, ka reaguar edhe shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, duke pyetur Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë sjellje të Serbisë, pasi që kjo e fundit është kandidate për t’iu bashkuar BE-së.
“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në Twitter.
#Putin & #Vučić agreed in a phone call today that #Russia will continue supplying natural gas to #Serbia & two countries will bolster their partnership.
Serbia, an EU candidate country, instead of aligning with 🇪🇺 sanctions deepens coop with 🇷🇺. Until when 🇪🇺 will tolerate this? pic.twitter.com/1e4LKJq8qY
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 29, 2022
Po ashtu, edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, derisa i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të marrë një vendim pozitiv lidhur me projektin e gazit amerikan.
Sipas tij, kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes midis presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Në anën tjetër, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, e cila teksa ka përmendur luftën në Ukrainë, ka thënë se kjo tregon qartë se kujt po ia mbanë anën Serbia.
Ajo ka potencuar se me këtë veprim Serbia po ua kthen shpinën politikave evropiane.
“Ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së. Tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, është qartësisht që po anashkalohet”, ka shkruar Kusari në Twitter.
This is a well planned action of 🇷🇸 siding with the agressor 🇷🇺 (for at least three more years) and ignoring completely alignement with #EUPolicy Now everyone who comes upfront defending what there’s nothing left to be defended, is clearly siding with 🇷🇺through 🇷🇸 pic.twitter.com/TJGJmbrWP7
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) May 29, 2022
Çmimi i gazit që Serbia do të blejë aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane. Ndërkaq në dimër, ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.
Vuçiq ka theksuar se bashkë me Putinin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shtpi se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.
Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.