Memli Krasniqi përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në 40-vjetorin e rënies së tyre heroike

Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar dëshmorët Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në 40-vjetorin e rënies së tyre. Ai ka vizituar familjet Mala dhe Berisha në Gjilan për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në përvjetorin e 40-të të rënies së tyre.

“Në 40-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit tonë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, sot vizitova familjet Mala dhe Berisha në Gjilan, për t’u shprehur respektin dhe mirënjohen më të thellë për bijtë e tyre – që u bënë bijtë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, i pari i PDK-së ka shkruar se Rexhepi dhe Nuhiu ishin bashkuar për aktivitete kombëtare.

“Edhe pse Rexhepi dhe Nuhiu kishin dhjetë vite ndërmjet, zjarri atdhedashës me të cilin ishin rritur dhe edukuar në familjet e tyre, i bashkoi natyrshëm si dy breza edhe në shoqëri edhe në aktivitet kombëtar”.

Krasniqi, heronjtë Malën dhe Berishën i ka kujtuar si “veprimtarë” dhe “pishtarë të lirisë”.

“Si intelektualë, veprimtarë e pishtarë të lirisë, Rexhepi e Nuhiu frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në në këtë rrugë – nga ‘Flaka e Janarit’ e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, vijoi ai.

“Falë trimave të tillë largpamës, sot, duart pa pranga e ballin pa gjak, jemi gati të shënojmë 25-vjetorin e lirisë së shenjtë. Është obligimi ynë, që duke ndërtuar një shtet të zhvilluar, të nderojmë amanetin e heronjve tanë. Lavdi të përjetshme heronjve të Kosovës!”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, të enjten e 11 janarit u bën 40 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika