Të dielën e 29 majit, ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shielb dhe ai i Belgjikës në Serbi, Koenraad Adam, kanë vizituar Manastirin e Deçanit këtë të dielë.
Manastiri i Deçanit ka shpërndarë një fotografi në Twitter.
“Abati ynë At Sava priti sot në Manastirin e Deçanit ambasadorët gjermanë në Beograd dhe Prishtinë (SH.T. Thomas Shieb dhe SH.T. Joern Rohde) si dhe ambasadorin belg në Beograd SH.T. Koenraad Adam. Ambasadorët vizituan kishën dhe patën një bisedë me abatin tonë”, thuhet në shkrimin e MD-së.
Our Abbot Fr Sava welcomed at Dečani Monastery today the German Ambassadors to Belgrade & Priština (HE Thomas Shieb and HE Joern Rohde) as well as the Belgian Ambassador in Belgrade HE Koenraad Adam. The Ambassadors visited the church and had a conversation with our abbot #Kosovo pic.twitter.com/nrfVVsoOmb
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) May 29, 2022
Ndërsa, ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rode, javën e kaluar e kishte vizituar Manastirin e Deçanit së bashku me ambasadorët e vendeve të QUNIT-it, ndërsa këta të fundi kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.