Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim R-raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon Traubadel, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.
“Kryetari Konjufca e njoftoi raportuesen Von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.