Pretendimet e ministrit serb, Gashiq: Armatosja e Policisë së Kosovës me armë të gjata, “provokim dhe veprim i rrezikshëm”

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me njoftimin se Policisë së Kosovës do t'i jepen armë të gjata, duke e cilësuar këtë veprim si "jashtëzakonisht provokues dhe të rrezikshëm" për rritjen e tensioneve në rajon

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq. Fotografi nga akrivi.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se njoftimi se të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisjen me armë të gjata “është jashtëzakonisht provokues dhe i rrezikshëm për rritjen e tensioneve”.

Sipas Gashiqit, armët e gjata nuk përdoren në patrullat e rregullta të trafikut e as gjatë kontrolleve të rregullta të qytetarëve.

Më herët gjatë 12 janarit, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se të gjitha patrullat policore në vend do të pajisjen me armë të gjata. Ai tha se këto armë do ta rrisin efikasiteti në luftimin e krimit.

Sipas Gashiqit, ky njoftim i Sveçlës, “kriminalizon popullatën serbe” në Kosovë.

Gashiq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon me politikën “e instalimit të frikës dhe dhunës kundër popullatës serbe”.

Në njoftimin e Sveçlës nuk u tha se për sa armë të blera bëhet fjalë, por ai vetëm falënderoi Kroacinë “për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”.

Policia e Kosovës është formuar 24 vjet më parë dhe numëron mbi 9.000 pjesëtarë, të cilët kanë grada të ndryshme. Policia është reaguesja e parë e sigurisë në Kosovë dhe më pas vjen misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës KFOR-i, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.

Njoftimi për blerjen e armëve të gjata për zyrtarët policorë vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara konfirmuan se kanë miratuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërtanke, Javelin, që prodhohen në SHBA, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Procesi i miratimit të këtyre armëve për Kosovën duhet të marrë pëlqimin e Kongresit amerikan./ REL

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika