Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja

Zebrafish një peshk i ujërave të ëmbla që i përket familjes Cypriniformes që rritet në Indi dhe Azinë Jugore, mund të jetë çelësi për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve njerëzore

Kështu mendojnë shkencëtarët në Stokholm. Në një laborator, shkencëtarët suedezë mbarështojnë, ushqejnë dhe rrisin dhjetëra mijëra peshqzebra blu dhe argjend për t’u përdorur në kërkimet që ata shpresojnë se mund të japin përgjigje për sëmundje si kanceri.

Qendra Zebrafish e Institutit Karolinksa është shtëpia e rreth 20,000 peshqve zebra, të cilët u dërgohen grupeve kërkimore brenda institutit.

“Ne jemi në qendrën e peshkut zebra në Institutin Karolinska dhe jemi qendra më e madhe në vendet nordike. Ne kemi rreth 20,000 peshq zebra këtu dhe ne dërgojmë zebrafish në grupe kërkimore nga Karolinska tek klientët e jashtëm. Peshku zebra është bërë një organizëm model vërtet i rëndësishëm për kërkimin mjekësor dhe kërkimin bazë gjatë 20 viteve të fundit.”

Sipas Lars zebrafish po përdoret për të gjitha llojet e sëmundjeve duke filluar nga kërkimi i kancerit, transplatimi i qelizave të kancerit si dhe testimi i ilaçeve të reja kundër kancerit.

Lars Brautigam, Drejtor Shkencor i objektit shpjegon pse peshku është një organizëm i shkëlqyer model për kërkimin mjekësor.

“Genomi i peshkut zebra është përdorur shumë vite më parë dhe njerëzit kanë parë se ai mund të ndryshojë gjenet. Fenotipi, si duket peshku zebra, i ngjan shumë pacientëve që kanë të njëjtat mutacione dhe më pas njerëzit kuptojnë se mjedisi gjenetik i peshkut zebra dhe i pacientëve është i njëjtë. Pra, sot ju mund të përdorni zebrafish në çdo gjë. Ju mund të studioni sëmundjet edhe ato që krijohen pa ndonjë shkak. Ju mund të bëni toksikologji, kështu që kontrolloni për substanca që janë toksike dhe shumë më tepër.”

Zebrafish kanë disa avantazhe që i bënë ata të favorshëm në kërkime. Ata gjithashtu zhvillohen shpejtë pasi çelin dhe notojnë në rreth pesë ditë.

Në objektin në Stokholm, më i madhi në vendet nordike, një robot skanon bar kodet në rezervuarët e peshkut dhe i ushqen ato automatikisht. Peshqit zebra, të njohur edhe si zebra danio, janë bërë subjekte të njohura kërkimore, pjesërisht sepse janë më të lirë për t’u shumuar se minjtë, por edhe për ciklin e tyre të shkurtër të jetës.

“Epo, cikli i shkurtër i jetës ju lejon të kryeni eksperimente. Eksperimentoni në një kohë shumë të shkurtër sepse keni një organizëm që zhvillohet shumë shpejt dhe që ju jep mundësinë të studioni zhvillimin e organeve, të studioni zhvillimin e trurit ose lloje të ndryshme të sëmundjeve të kancerit në një kohë shumë të shkurtër.”

Sipas shkencëtarëve ajo që bënë qendra në Stokholm është transplantimi i qelizave të kancerit në embrionet e zebrafishit dhe më pas testohen medikamente të reja nëse janë më të mira se medikamentet ekzistuese, raporton KLAN TV.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika