Helikopterët e parë ushtarakë Black Hawk mbërrijnë në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar Shqipërisë dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk. Ky veprim u cilësua si një ngjarje historike, pasi janë helikopterët e parë të këtij lloji të blerë nga Shqipëria në ShBA, falë ndihmës financiare prej 50 milionë dollarëve nga ShBA

Shtetet e Bashkuara ia kanë dorëzuar të shtunën vonë Shqipërisë porosinë e parë prej dy helikopterëve UH-60 Black Hawk, duke e cilësuar mbërritjen e helikopterëve ushtarakë amerikanë në Tiranë si historike.

Këta janë helikopterët e parë të këtij lloji të blerë nga Shqipëria në ShBA falë ndihmës së kësaj të fundit prej 50 milionë dollarëve.

Në një njoftim në Facebook, Ambasada amerikane në Tiranë tha se helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të Forcave Ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, tha Ambasada amerikane.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi mbërritjen e këtyre helikopterëve si një investim “shumë të rëndësishëm për sigurinë e vendit, në bashkëpunim me aleatin strategjik, ShBA”.

Ai theksoi në rrjetin social Facebook se ky investim ndikon drejtpërdrejt në rritjen dhe modernizimin e Forcave Ajrore të Shqipërisë, shkruan REL.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, e quajti të rëndësishëm për vendin pajisjen me helikopterët dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

Ai shtoi se mbrojtja dhe siguria e vendit mbeten prioritet “absolut”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika