Sot protestohet në Prishtinë, kërkohet hapja e rrugës “Xhorxh Bush”

Të dielën e 14 janarit, do të organizohet një protestë nga qytetarët e Komunës së Prishtinës, me qëllim për të kërkuar hapjen e rrugës “Xhorxh Bush

Të dielën e 14 janarit, do të organizohet një protestë nga qytetarët e Komunës së Prishtinës, me qëllim për të kërkuar hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”, thuhet në njoftimin e faqes “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”.

Protesta “paqësore”, është thirrur që të fillojë në ora 12:00.

“Pas mbylljes së rrugës, kemi përballuar një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kolonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Protesta jonë është e organizuar në mënyrë paqësore dhe e ligjshme për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes. Data e protestës është 14.01.2024, ku pritet të mblidhemi në pikën e mbylljes së rrugës Xhoxh Bush në një shenjë solidariteti dhe thirrje për veprime. Protesta do të fillojë në orën 12:00 dhe do të mbahet në mënyrë paqësore”.

“Ju lutemi të bashkoheni në këtë thirrje për hapjen e rrugës dhe për zgjidhjen e problemit të trafikut që ka prekur komunitetin tonë për një kohë të gjatë”, kanë shkruar “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”.

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë ishte mbyllur para 11 muajve, ku asnjë automjet nuk lejohet të qarkullojë në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika