Plani “Golfi” vë në pranga disa persona në Prishtinë, sekuestrohen drogë e armë

Policia ka arrestuar disa persona në Prishtinë nën dyshimet për shitblerje së substancave narkotike. Në operacionin e koduar “GOLFI”, u sekuestrua drogë, armë zjarri dhe një granatë dore. Kontrolli i shtëpisë i të dyshuarit (Y.A.) rezultoi në gjetjen e paketimeve të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike, armë zjarri, fishekë, telefona celularë dhe para të gatshme. Gjithashtu, u gjetën substancat e dyshuara narkotike dhe një granatë dore në një shtëpi të pabanuar përballë shtëpisë së të dyshuarit. Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është nën hetim nga njësitë kompetente të antidrogës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar disa persona në Prishtinë, në dyshimet se kanë bërë shitblerje të substancave narkotike.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar drogë të llojit marihuanë, armë zjarri dhe një granatë dore.

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor të antidrogës nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, rajoni i Prishtinës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13.01.2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës.

Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro) dhe tre (3) telefona (IPHONE). Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para”, thuhet në njoftim:

Policia njofton më tej se gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim :

Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.

Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39)gram.

Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.

Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.

Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.

Para të gatshme (56.90) euro.

Pesëmbëdhjete copë fishek.

Dy këllëfë të revoles.

Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .

Nëntë telefona celular.

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.

Një granatë dore.

Siç njofton Policia në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.

Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika