Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se dialogu me Kosovën do të jetë fokusi i Qeverise së re në Beograd.
Dialogu, do të jetë në fokus sipas saj, pas vendimit të Qeverisë serbe për të lejuar targat RKS-së të lëvizin lirshëm, në territorin e Serbisë.
“Vazhdimi i dialogut për normalizimin me Kosovën do të jetë fokusi kryesor këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Kosova”, ka thënë Brnabiq.