Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashikohen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.
Nga dita e mërkurë, moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.
Deri më tani, sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sasitë e reshjeve për muajin maj u regjistruan 60 mm në perëndim të Kosovës, 13 mm në lindje, 23 mm në qendër, 19 mm në jug dhe në veri të vendit.