Ish-futbollisti, Taulant Dajaku, ka kritikuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Dajaku e ka quajtur Ademin “ajetullahun e tanishëm të Federatës së Futbollit të Kosovës”.
“Fajin e madh e kanë edhe njerëzit e klubeve të futbollit të Kosovës, që pranojnë me u trajtu në këtë mënyrë ku pabarazia është si kriterium. Edhe nëse ti më pyet mua se cili është kriteriumi se dikush merr më shumë ose më pak, kjo varet nga shërbimi që i bëhet ajetullahut të tanishëm të Federatës së Futbollit të Kosovës.”
“Kryetari është zgjedhje demokratike e një njeriu domethënë kur ka sistem demokratik. Ndërsa, ajetullahu është një njeri të cilit njerëzit i besojnë verbërisht për atë që i prinë atij sekti të caktuar, ” tha ai.
Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ po diskutohet rreth të hyrave financiare që kanë marrë klubet e Superligës gjatë vitit 2022 nga FFK-ja.