Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për ‘AgroKosovën’, të hënën e 30 majit ndërmarrja do të kalojë tek ish-blerësi.
“Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re AgroKosova nën administrim direkt të AKP-së, deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të AgroKosovës”, thuhet në komunikatë.
“Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private”, thuhet më tej në komunikatë.
AKP-ja ka thënë se planifikon ta bëjë pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11:00 në objektet e AgroKosovës.
NSH “NBI Suhareka/AgroKosova Holding”- është privatizuar më 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4 milionë e 175 mijë e 999 euro.
Gjykata rrëzon vendimin e AKP-së, miratohet ankesa e Azis Tafës