Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, është shprehur zëvendëskryeministri Bislimi në fillim të bisedës.
Nga ana tjetër, Von Cramon, bashkë me urimin e saj, ka shtuar se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në vijim është diskutuar edhe mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut, si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.
“Në përfundim, Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”.