Një i vdekur në një aksident në Krushevë të Klinës

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Klinë-Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël, ku një person ka vdekur. Aksidenti, i cili ka ndodhur rreth orës 12:52, ka përfshirë dy automjete - një veturë dhe një kamion. Vozitësi i veturës ka vdekur, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në Krushevë të Vogël të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë – Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika