Opozita beson se do të ketë zgjedhje këtë vit dhe se do t’i fitojë ato

Pengimi i seancës nga opozita

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, besojnë se gjatë vitit 2024 do të ketë zgjedhje dhe se në këto zgjedhje kryeministri Albin Kurti nuk do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave si herën e kaluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se viti 2024 është vit zgjedhor dhe se kryeministri Kurti nuk do të mund t’i fitojë mbi 50 për qind të votave.

Sipas tij, AAK-ja në “këtë vit zgjedhor” do të hyjë më e përgatitur se asnjëherë më parë.

“Viti 2024 është vit zgjedhor. AAK-ja në këtë vit zgjedhor hyn më e përgatitur se kurrë. AAK-ja do të jetë boshti politik. Unë pres që zgjedhjet të jenë të rregullta për shkak se nuk ka shans Albin Kurti ta lërë gjithë këtë privilegj se s’mundet t’i marrë 50 për qind… Çështje tjetër shumë e rëndësishme për ne ka të bëjë drejtpërdrejt me pagat në sektorin publik.

Është i vetmi shtet që për tri vjet njihen problemet që kanë qenë me inflacion, me rritje të çmimeve e mosngritje të pagave. I ka mashtruar në barazi, s’ka barazi se pa qenë anëtar i VV-së s’mundet të hysh në punë, as në institucione të pavarura e as Qeveri. Nuk ka barazi në investime, nuk ka barazi të pensionistët, në sektorin privat e ka bllokuar paranë. AAK-ja do t’i adresojë të gjitha temat që për ne janë brengë e qytetarëve të Kosovës, me të vetmen arsye që Kosova është kah zbrazet. Është jetike, është veprim kombëtar që të rritet standardi i jetës”, ka thënë Tahiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ka nisur numërimi mbrapa për fundin e qeverisjes Kurti.

Gashi ka thënë se maksimumi i mundshëm që Kurti mund të jetë në pushtet është deri tash një vit.

“Jemi në fazë delikate në të cilën po kalon vendi. Kemi hyrë në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Maksimumi i mundshëm deri kur mund të jetë në pushtet z. Kurti është tash një vit. Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, pra po i ofrohemi fundit të kësaj qeverisje”, tha Gashi.

Gjithashtu, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe, sipas tij, qeverinë e ardhshme do ta krijojë opozita.

Ai ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për çështjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë dhe qeverinë do ta krijojë opozita”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se Grupi Parlamentar i PDK-së me mbështetjen e 40 deputetëve kanë ftuar një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çmimin e energjisë elektrike.

Tahiri ka thënë se i ka propozuar Kuvendit një rezolutë që të kërkohet ulja e çmimit.

“Me mbështetjen e 40 deputetëve nga partitë tjera opozitare, si Grup Parlamentar i PDK-së kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Konsiderojmë se sot nuk ka gjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar mund të fillojë sesa me diskutimin për çmimin e energjisë”, ka deklaruar Tahiri.

“300 milionë euro nuk janë shfrytëzuar nga qytetarët, pikërisht për shkak të kësaj qeverie. Konsiderojmë që sa më herët të shkojmë në zgjedhje, përfitues do të jenë qytetarët e vendit tonë…Kur flasim për sondazhe, ju e dini që pikërisht kanë qenë të njëjtit, komplet opozitën e kanë nxjerrë me 3-4 komuna. Ju e dini që partitë opozitare i ka 2/3-at e komunave. Konsiderojmë që ne nuk i marrim për bazë fare sondazhet e tilla. Ne sot shohim pakënaqësinë e qytetarëve, e shohim tendencën për largim nga vendi”, ka theksuar tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të mos i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika